LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor në Maqedoni nesër në procedurë parlamentare, partitë pa konsensus

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor në Maqedoni nesër në procedurë parlamentare, partitë pa konsensus

Ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Zgjedhor që parashikojnë vendosjen e një njësie zgjedhore, të paraqitura nga deputetët e partive më të vogla parlamentare, janë nesër në seancën e Komisionit Parlamentar për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet ndërmjet Bashkësive në lexim të parë, por deri më tani nuk ka konsensus për miratimin e tyre.

Iniciatorë të Propozim-ligjit janë Pavle Trajanov, Dimitar Apasiev, Bobi Mojsoski, Lupço Balkoski, Panço Minov, Monika Zajkova, Borislav Kërmov, Maja Moraçanin dhe Mirosllav Bogdanovski.

Deputeti Pavlle Trajanov nga Lidhja Demokratike beson se procesi i harmonizimit ka zgjatur gati një vit dhe pret që propozim-ligji të kalojë në Komisionin, sepse teksti është plotësisht i mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja, dhe LSDM-ja në parim e ka dhënë pëlqimin, por ai nuk e përjashton edhe bllokadën. Më pas ligji duhet të kalojë në seancë plenare ku pritet të merret vendimi për mbajtjen e një diskutimi publik për ndryshimet në Ligjin Zgjedhor, ku mund të përfshihen të gjitha palët e interesuara – partitë parlamentare, partitë joparlamentare, OJQ-të, ekspertët, mediat. Organi i cili do të ndjekë diskutimin publik do të përgatisë një raport në Kuvend dhe është e mundur që përmes këtij debati publik të inicohen ndryshimet e amendamenteve.

Sipas tij, BDI dhe partitë tjera politike nga blloku shqiptar e kanë shkelur parimin e përfaqësisë etnike përkatëse ose për të ndërtuar konsensus për disa çështje, duke potencuar në zgjedhjen e fundit të Qeverisë.

Arbër Ademi, nga BDI, në deklaratë për mediat në Kuvend e përsëriti qëndrimin partiak se për ndryshime të vendimeve të tilla të rëndësishme ligjore, nevojitet konsensus më i gjërë ndëretnik dhe ndërpartiak, dhe se nuk janë për ndryshime në modelin e përhershëm zgjedhor me gjashtë njësi zgjedhore.

“Për sa i përket modelit zgjedhor dhe Kodit Zgjedhor, më duhet të konfirmoj se nuk ka asnjë përputhje me këtë propozim-ligj. E përsërisim edhe një herë që të gjitha partitë politike të ulen, të diskutojnë të gjitha çështjet për të cilat ka interes mes partive të ndryshme politike. Ne insistojmë që modeli zgjedhor të reflektojë shumëllojshmërinë e shoqërisë sonë dhe mendojmë se këtë e pasqyron më së miri modeli ekzistues me gjashtë njësi”, thotë Ademi. Sipas tij, ata do të përpiqen të vazhdojnë negociatat dhe vendimet për Kodin Zgjedhor të merren në bazë të argumenteve.

I pyetur se çka nëse LSDM-ja, OBRM-PDUKM-ja dhe partitë më të vogla parlamentare arrijnë një shumicë prej dy të tretash për t’i miratuar ndryshimet për një njësi zgjedhore, Ademi theksoi se ata insistojnë në miratimin e tij me një konsensus më të gjerë ndëretnik dhe ndërpartiak.

“Kemi pasur mundësinë vitin e kaluar, në gusht, ku një parti politike, pra një deputet bllokoi miratimin e Kodit Zgjedhor para zgjedhjeve lokale, megjithëse kishte një marrëveshje mes partive më të mëdha politike. Ne nuk duam ta çojmë situatën në këtë nivel, por sigurisht që jemi të gatshëm të diskutojmë për të gjitha çështjet me interes dhe të vendosim si parti politike në bazë të argumenteve. Mendojmë se ky model zgjedhor ka rezultuar pas konfliktit të vitit 2001. Fillimisht u zbatua në vitin 2002 dhe në bazë të argumenteve u miratua një zgjidhje e tillë ligjore. Pra, ne po përpiqemi edhe një herë për një konsensus më të gjerë ndëretnik dhe ndërpartiak për çdo ndryshim në lidhje me kodin zgjedhor”, tha Ademi.

Nga OBRM-PDUKM-ja opozitare konfirmojnë se do ta mbështesin propozim-ligjin, me qëllim të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, siç thuhet në shpjegimin e tekstit të ligjit, i gjithë territori shtetëror do të formohej në një njësi zgjedhore pa prag zgjedhor, duke u mundësuar si partive më të vogla politike, ashtu edhe partive të komuniteteve më të vogla etnike, të ushtrojnë të drejtën e tyre të përfaqësimit. Në sistemin aktual votat e tyre janë të ndara në gjashtë njësi zgjedhore dhe në asnjë prej tyre nuk arrijnë të marrin as një mandat.

Propozim-ndryshimet u dorëzuan një vit më parë. BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët e kundërshtuan këtë vendim, ndërsa LSDM-ja dha pëlqimin parimor për propozim-ligjin, por propozoi miratimin e tij me konsensus.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori