LAJMI I FUNDIT:

Ndryshime në disa komisione parlamentare

Ndryshime në disa komisione parlamentare

Me kërkesën e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë miratuar zëvendësimet e anëtarëve dhe kryetarëve në disa prej komisioneve parlamentare.

Shefi i GP të LDK, Arben Gashi, tha se këto zëvendësime behën për shkak se disa prej këtyre kryetarëve dhe anëtarëve tashmë kanë marrë poste qeveritare dhe ata zëvendësohen me të tjerë.


“Komisioni për Legjislacion Mandat, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjes e Agjencisë kundër Korrupsionit, në vend të kryetarit Driton Selmanaj, ish-deputet, kryetar të emërohet deputeti Shkëmb Manaj, anëtar i komisionit deputeti Visar Hoti. Komisioni i Integrimeve Evropiane, në vend të ish-kryetarit Armend Zemaj, kryetar emërohet deputeti Ismet Beqiri, ndërsa në vend të deputetit Fidan Rakaliu anëtar i komisionit emërohet deputeti Faton Bislimi. Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, në vend të kryetarit Arban Abrashi emërohet kryetare Valentina Bunjaku-Rexhepi. Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi, Investime Strategjike, largohet deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe zëvendësohet me deputetin Fidan Rakaliu”, deklaroi Gashi. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori