Përderisa politikanë të ndryshëm në Kosovë, Serbi dhe zyrtarë ndërkombëtarë, çdo ditë po përmendin shkëmbim të territoreve, korrigjim të kufijve apo ndarje të Kosovës, banorët e fshatrave që mundë të preken nga këto ndryshime, kanë jetë të vështirë ekonomike e sociale.
Stanimir Svetozareviç jeton në një fshat në Komunën e Preshevës, që është trevë e banuar me shumicë shqiptare.
Në fshatin e Stanimirit nuk ka ujë, nuk ka linja të trafikut urban apo markete për të bërë blerje.
“Ne jetojmë me ndihma sociale, mendoj se gjysma e fshatit jeton me ndihma sociale”, shprehet Stanimir Svetozareviç për Radio Evropa e Lirë.
Me të njëjtat probleme përballet edhe Kapllan Peci, i cili jeton në fshatin Zhazhë të Zveçanit, komunë në veri të Kosovës, e banuar kryesisht me serbë.
“Boll vështirë është me lëshua vendin tonë, katragjyshët, babgjyshët, baballarët kanë lindur këtu, prej se u krijua kjo dynja ne jemi këtu”, shprehet Kapllan Peci.
Nëse ndodh ndarja apo shkëmbimi i territoreve, jeta e këtyre banorëve në Kosovë e Serbi do të ndryshonte ndjeshëm.
Shtete kryesore të BE-së janë kundër lëvizjeve të kufirit me arsyetimin se do të cenohej situata e sigurisë, ndërsa SHBA është më fleksibile në këtë aspekt.
Në komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq ekzistojnë rreth shtatë fshatra të banuara me shqiptarë.
Shqiptarët në këto vende janë të shqetësuar për zhvillimet politike të ditëve të fundit.
“Është krijuar në shqetësim për banorët e këtyre fshatrave. Puna nuk është mirë për ne, ne kemi disa male, kemi tokë, t’i humbim këto territore është e dhimbshme”, shprehet Nazif Maleta, banorë i fshatit Zhazhë të Zveçanit.
Ndërsa një serbe që banon në një fshat të Preshevës thotë se do të veprojmë siç do të na thonë, por ajo thotë se shtëpiat nuk do t’i lëshojnë dhe nuk do të ngacmojnë dikë.
Shqiptarët e fshatit Çabër në Zubin Potok thonë se ata nuk do të shpërngulen, pasi këtë nuk e kanë bërë as deri tani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës
Ambasadori gjerman: Kurti ka qenë në dijeni për qëndrimet tona për Asociacionin
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë
Gjenerali amerikan, Garffer merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Eurodeputeti holandez, Reuten: Kosova e meriton të bëhet anëtare KiE-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër