LAJMI I FUNDIT:

Ndryshim i motit në Kosovë, pritet stuhi shiu dhe breshër gjatë javës që po hyjmë

Ndryshim i motit në Kosovë, pritet stuhi shiu dhe breshër gjatë javës që po hyjmë
Foto: Arkiv

Në ditët e fundit të gushtit do të kenë ndryshim sa i përket temperaturave.

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ekziston rreziku që nëpër vende të ndryshme të ketë edhe breshër dhe shkarkime rrufesh, të shoqëruara me stuhi shiu.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

“Ditët e fundit të gushtit vazhdojnë të mbeten nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, duke mundësuar mot të paqëndrueshëm, me diell dhe vranësira të cilat herë-herë kanë mundësi të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Ekziston rrezik që nëpër vende të kufizuara reshjet e shiut të shoqërohen me breshër apo breshnizë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë”, njofton IHMK. /Telegrafi/