LAJMI I FUNDIT:

Ndotje akustike, sekuestrohen pajisje muzikore në Durrës

Ndotje akustike, sekuestrohen pajisje muzikore në Durrës
Foto: Ilustrim

Policia e shtetit në Durrës ka sekuestruar pajisje muzikore në një hotel për shkak të prishjes së qetësisë publike, duke shqetësuar banorët dhe pushuesit, pasi kishte vënë muzikë të lartë, ndërkaq janë proceduar penalisht pronari i hotelit dhe muzikanti.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët dhe pushuesit, dhe menjëherë kanë bërë sekuestrimin e pajisjeve që gjeneronin muzikën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe ato të Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve për zbatimin e ligjit, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë mbledhjes me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë, për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve dhe pushuesve, nga muzika e lartë në lokale, kanë ushtruar kontrolle në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në një hotel te shkëmbi i Kavajës.


Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori ku u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale ‘Prishja e qetësisë publike’,  shtetasit: A. A., 40 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës (pronari i hotelit) dhe Xh. I., banues në Korçë (muzikant).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori