LAJMI I FUNDIT:

Ndotja në liqenin e Komanit shqetësuese, KESH kryen pastrime por banorët përreth hedhin mbeturinat nëpër përrenj

Ndotja në liqenin e Komanit shqetësuese, KESH kryen pastrime por banorët përreth hedhin mbeturinat nëpër përrenj

Mijëra shishe plastike notojnë mbi liqenin e Komanit. Turistë vendas dhe të huajnë kërkojnë që në liqenin.

Turistë vendas dhe të huajnë kërkojnë që në liqenin e Komanit të mirëpriten nga bukuria natyrës, por zhgënjehen menjëherë sapo shohin që liqeni mbushet me mbetjet urbane që banorët e zonave përreth i hedhin në përrenj, e të cilat më pas shkarkohen mbi liqen.

Edhe pse ekipe të shumta pune të Korporatës Energjetike Shqiptare çdo javë pastrojnë këto mbetje , përsëri fluksi i mbeturina që hidhen nga banorët e fshatrave është aq i madh sa pothuajse është e pamundur që ato zhukën përgjithmonë.


Përgjatë këtij muaji fluksi i turistëve që marrin tragetin për të vizituar liqenin e Komanit e më pas lumin e Shalës ka qenë tepër i lartë. Vizitorët mahniten nga natyra, dhe çuditen nga ndotja e lartë që krijohet nga vetë banorët e zonës, të cilët në vend që të bashkëpunojnë për një mjedis të pastër, janë ata që duan të shkatërrojnë natyrën e më pas turizimin që sjell jo pak të ardhura ekonomike për ta.

Pastërtia e zonës nuk është detyre vetëm e KESH, por e çdo individi që jeton apo shkel aty. Peisazhi piktoresk i lumit të Shalës, dhe Liqenit të Komanit po shkatërrohet dita ditë nga vetë banorët e zonës. Varkat me turistë lundron mbi mbeturina, pamje kjo e pazakontë për turistët që kërkojnë të gjejnë peisazh të virgjër.

Ndotja me mbetjet plastike në liqenin e Komanit, është shtuar në vitet e fundit, paralelisht edhe me rritjen e numrit të turisteve. Kryesisht mbeturinat vijnë nga fshatrat e Tropojës. Prej javësh problematika e ndotjes së Liqenit të Komanit është bërë një shqetësim, pavarësisht përpjekjeve për pastrimin, situata vijon të mbetet alarmante në kulmin e sezonit turistik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori