LAJMI I FUNDIT:

Ndotja e liqenit të Dojranit arrin në nivel alarmant

Ndotja e liqenit të Dojranit arrin në nivel alarmant

Uji i Liqenit të Dojranit ka arritur nivelin më të lartë të ndotjes dhe është në klasën e 5-të, sipas hulumtimeve të ekologëve.

Analizat mikrobiologjike treguan se shkak është fenomeni i njohur si lulëzimi i algave, i cili nga ana tjetër është pasojë e keqmenaxhimit të ujit të ëmbël që derdhet në liqen.


Zgjidhja, sipas ambientalistëve, është ndërtimi i një impianti të ri përpunimi, pasi i vjetri është i rrënuar dhe nuk arrin efektin e kërkuar.

Kryetari i komunës Dojran, Angov siguron se rregullisht monitorojnë ndotësit dhe marrin masa.

Dhe sipas tij, një zgjidhje e përhershme është një impiant i ri për trajtimin e ujërave të zeza, por vetë nuk kanë para për të.

Impianti aktual i trajtimit të ujërave të zeza funksionon vetëm me një bllok, konfirmoi kryebashkiaku.

“70 milionë vitin e kaluar janë transferuar në llogarinë tonë për mbrojtjen e liqenit, po kërkojmë mjete të reja për riparimin e sistemit kolektor’, tha Ango Angov, kryetar i Komunës së Dojranit.

Në liqen ka përqendrime të larta të mbetjeve dhe kjo është arsyeja që shumë turistë, sidomos fëmijët, kanë simptoma të të vjellave, diarresë, marrje mendsh, njolla apo skuqje të lëkurës.

Uji i klasifikuar në klasën 5, i cili i referohet ujit shumë eutrofik, të ndotur, i cili në gjendjen e tij natyrore mund të përdoret për qëllime të tjera vetëm pas një trajtimi të caktuar.