LAJMI I FUNDIT:

Ndodh në Sydney, “parkim” i pazakontë në një qendër tregtare

Ndodh në Sydney, “parkim” i pazakontë në një qendër tregtare

Shoferi i një veture “kishte menduar një ide kreative” për të gjetur hapësirë për parkimin e veturës në parkingun e një qendre tregtare – duke e vendosur mjetin e tij motorik mbi një Mercedes.

Ekipet emergjente ishin telefonuar në qendrën tregtare Westfierld në Sydney, pasi kalimtarët kishin parë një Honda Civic duke qëndruar mbi një veturë tjetër luksoze, transmeton Telegrafi.

Mësohet se shoferi i Hondas kishte goditur kunjat që ndalojnë parkimin e mjeteve në hapësira të caktuara, dhe vetura e tij kishte përfunduar mbi Mercedesin e parkuar.

@kelzkitch She was fine but leave the road rage to hot wheels. #fyp #carcrash #boomgates #smashed #whatamorning #kelzkitch #flying #roadrage ♬ original sound – KelzKitch

Megjithatë shoferit që ishte brenda ka shpëtuar pa lëndime fizike, kurse videoja e kësaj ngjarje është shpërndarë në TikTik – duke pyetur përdoruesit e këtij rrjeti, se si ka mundur të përfundojë kjo veturë në këtë pozitë.

“Nuk mund ta parkosh aty veturën zotëri”, shkroi një komentues me një dozë ironie, e komente të tilla ka pasur me mijëra. /Telegrafi/