Ka ndodhur diçka mjaft e rrallë në futboll, posaçërisht atë evropian.

Në ndeshjen mes Norwich Cityt dhe Prestonit, që loja të vazhdojë në mënyrë të rregull, u nevojit që një tifoz të jetë gjyqtar i katërt i takimit.


capture 20171125 232015

Tifozi i njohur i Norwichit, David Thornhill, për 15 minuta nuk ishte një tifoz i thjesht, ai la ulëset e Carrow Road për të marrë një detyrë të rëndësishme në këtë takim.

E gjitha kjo ndodhi pasi u lëndua gjyqtari anësor, i cili me pas u zëvendësua nga gjyqtari i katër. Në mungesë të një gjyqtari tjetër, u vendos që tifozi të merr këtë detyrë.

Dhe normalisht që e gjitha kjo është bërë lajm në media dhe rrjete sociale. /Telegrafi/

telegrafi sport app