Bukuroshja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, ka reaguar pas spekulimeve në rrjete sociale për një shtatzëni të mundshme.

Pas dyshimeve të cilat erdhën pasi ndjekësit vunë re ndryshime në peshën trupore të influenceres, ajo ka treguar të vërtetën.


Mevlani u shpreh se nuk është shtatzënë, por se problemet shëndetësore kanë sjellë ndryshime në peshën trupore.

Foto: Screenshot/YouTube

“Mënyra se si komentohet në portale është e tmerrshme. Nëse do më ndodhte nuk do ta thoja. Por pas këtyre reagimeve kam thënë që vërtet a duhet ta them”, u shpreh ajo.

“Unë besoj tek syri, më ecin gjërat ters kur mendojnë që reagojnë kështu. Unë se kam vrarë mendjen se çfarë do të thonin njerëzit vjen një moshë që s’të intereson se çfarë thonë, krijon imunitet”, theksoi tutje ajo.

E njëjta është e martuar që disa vite me Shkëlzen Berishën, djalin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Megjithatë, Mevlani ka qenë më e rezervuar dhe e ruan me fanatizëm jetën private, larg publikut. /Telegrafi/