Në organizimin e aktivisteve të shoqërisë civile nga Ferizaj së bashku me përfaqësues nga Komuna e Ferizajt, Policia e Kosovës, përfaqësues nga partitë politike dhe qytetarë të Ferizajt, janë ndezur qirinj për një tjetër tragjedi, për vrasjen edhe të një gruaje, bashkëqytetares Eronës.
Në këtë tubim, u bënë të gjithë së bashku për të shprehur solidaritetin ndaj familjes së viktimës dhe për të thirrur për drejtësi.
U kërkua një botë ku gratë mund të jetojnë në paqe dhe siguri, pa frikën e dhunës dhe vrasjeve të padrejta nga të ashtuquajturit “burra”.
Le të kujtojmë Eronën si një shembull i forcës dhe rezistencës së grave kundër dhunës gjinore.
Të gjithë bashkë për drejtësi dhe për mbrojtjen e jetës së grave.
Ndryshe, të shtunën i është dhënë lamtumira e fundit 21-vjeçares, Erona Cokli, e cila dje u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, 36-vjeçar, Valon Aliu në ambientet e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.
E ndjera u varros në varrezat e fshatit Bablak të Ferizaj.
Autori i krimit plagosi edhe vëllain e mitur të së ndjerës, i njëjti i cili edhe qe sot prezent në ceremoninë e varrimit.
Gjykata Themelore në Ferizaj të shtunën ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe plagosjen e vëllait të mitur të viktimës.
Valon Aliu po dyshohet për vrasje të rëndë dhe për armëmbajtje pa leje.
Gjykata ka njoftuar se i dyshuari e ka qëlluar me armë viktimën disa herë në kokë brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rrëfimi i fundit i ish ambasadorit gjerman për para se të ndërronte jetë: Ushtria shqiptare donte të sulmonte ambasadat

Të shtëna në Shtime, një i plagosur – i dyshuari në arrati

Akuzë për drogë në Gjermani, SPAK i sekuestron vilën 2 kate dhe makinën luksoze në Palasë

“Jetoj në një shtëpi të ndërtuar 53 vite më parë”, ish-presidenti Moisiu: Deputetët me shtëpi në det e mal, rrogat i dimë...

Osmani paralajmëron konferencë për media pas deklaratave të Richard Grenell

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Plazhet publike në Shëngjin, po u leverdisin turistëve

Të shtëna në Shtime, një i plagosur – i dyshuari në arrati

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë