LAJMI I FUNDIT:

Ndikimi i telefonave të mençur në qëndrimin tonë – mënyrën se si e mbajmë trupin

Ndikimi i telefonave të mençur në qëndrimin tonë – mënyrën se si e mbajmë trupin

Qëndrimi paraqet mënyrën se si e mbajmë trupin tonë. Ekzistojnë dy lloje:

– Qëndrimi dinamik, është mënyra se si e mbajmë trupin gjatë lëvizjes, vrapimit ose përkulja për të marrë diçka.
– Qëndrimi statik, është mënyra se si e mbajmë trupin kur nuk lëvizim, kur jemi ulur, qëndrojmë ose flemë.

Sigurisht që nuk mund ta paramendojmë një ditë pa telefon. Ata janë bërë pjesë e jetës sonë të përditshme. Por, ajo që shumica prej neve nuk e dijmë është se përdorimi i tepërt i telefonëve celular shkakton dëmtim të trupit tonë.


Ekspertët po flasin gjithnjë e më shumë për këtë temë dhe ne nuk mund ta injorojmë këtë. Qëllimi ynë është të sigurojmë rehati dhe cilësi të jetës për njerëzit përmes ergonomisë. Në shumicën e rasteve, problemet lindin nga pozicioni i gabuar i trupit
kur përdorni telefonin celular.

Problemet më të shpeshta që shfaqen me përdorimin e tepërt të telefonave të mençur janë:
– dhimbje koke
– dhimbje shpatullash
– lakimi i shtyllës kurrizore
– dëmtimi i shikimit.

Nga ky ilustrim mund të përfundohet se shtylla kurrizore i nënshtrohet forcës sipas
pozicioni i kokës.

Në pozitë neutrale me kënd prej 0 gradëve, kemi ngarkesë prej 6 kg, e cila do të ishte pesha e kokës sonë, por me rritjen e këndit pesha mbi shtyllën kurrizore rritet.

Pozita më e shpeshtë që e marrim është rreth 30 gradë, që është peshë rreth 18 kilogram.

Mesatarisht ne kalojmë 2 deri 4 orë në ditë duke i përdorur telefonat e mençur, që do të thotë se trupi ynë është nën një presion të jashtëzakonshëm.

Për t’iu ikur këtyre problemeve dhe ta ruajmë shëndetin tonë, duhet të mësojmë se si t’i përdorim pajisjet pa e rënduar trupin tonë.

Është e nevojshme që çdo herë celularët t’i mbajmë në nivel të syve dhe kështu do të mund ta mbajmë kokën, qafën dhe shpatullat në një pozicion më të mirë.

Kohë pas kohe duhet të lëvizim kokën nga njëra anë në tjetrën, për të shtrirë muskujt.

Ndaloni tek dera, shtrini krahët dhe përkuleni gjoksin. Kjo do të ndihmojë të relaksoni muskujt që janë të fiksuar në një pozicion gjatë përdorimit të celularit.

Pozicioni jo i duhur i trupit mund të zvogëlojë kapacitetin e mushkërive për 30 përqind, me çka rritet mundësia për sëmundje kardiovaskulare.

Që të mos vijmë deri tek prishja e qëndrimit, e nevojshme është që çdo ditë të bëjmë aktivitete fizike, vrapim, not, ushtrime për zgjatje dhe joga.

Ekipi i fizioterapeutëve pranë Klinikës “Zhan Mitrev”, me rastin e shënimit të Ditës së Terapeutëve (8 shtatori), kyçet në fushatën me zbatimin e kontrolleve fizioterapeutike në aparatin lokomotiv me 50 përqind ulje. Aksioni do të zgjasë prej 10 deri 30 shtator 2019.

Caktimi i kontrolleve fizioterapeutike mund të bëhet në numrin e telefonit: 02/3091500 ose 02/3091484 – çdo ditë pune nga ora 08:00 deri 20:00.

Bazuar në kontrollet fizioterapeutike, çdo pacient do të merr rekomandime individuale për trajtim të mëtutjeshëm ose diagnostikim shtesë.

Qasja multidisiplinale për trajtimin e muskujve skeletor, si dhe qasja në diagnostikimet më bashkëkohore në bashkëpunim me praktikën shumëvjeçare në klinikë, janë mundësi për trajtim në kohë dhe efikas.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori