Ndikimi që ka në trupin tuaj mosmarrja e sasisë së nevojshme të pemëve dhe perimeve
Rregulli artë i ushqyerjes së shëndetshme është që vaktet tona duhet të jenë të ylberta, në sensin e ngjyrave dhe larmishmërisë së ushqyesve që ofrojnë perimet dhe frutat.
Sipas ekspertëve, njerëzit duhet të hanë çdo ditë pesë racione frutash dhe perimesh, transmeton AgroWeb.org.
Nëse organizmi nuk merr sasinë e nevojshme të ushqyesve që ofrohen nga frutat dhe perimet, atëherë ai përballet me disa probleme.
Vështirësi në tretje
Mungesa e vitaminave dhe mineraleve shkakton problem me tretjen.
Frutat dhe perimet përmbajnë fibër dhe celulozë e cila lehtëson nxjerrjen e mbetjeve ushqimore nga trupi.
Në mungesë të tyre do të ndiheni më të fryrë dhe do të keni një tretje problematike.
Tipi 2 i diabetit
Mbipesha është e lidhur fort me diabetin.
Nëse ju hani vetëm ushqime të shpejta e të përpunuara në vend të frutave dhe perime, atëherë jeni fort të rrezikuar nga shfaqja e diabetit të tipit 2.
Barishtet, frutat e pyllit, brokoli, domatet, patëllxhanët e lulelakra janë ideale për tu mbrojtur nga sëmundja.
Ushqimet si buka, orizi, makaronat rrisin nivelin e sheqerit në gjak.
Situata depresive
Frutat dhe perimet luajnë një rol mbrojtës ndaj trurit.
Mungesa e tyre e bën njeriun më të prekshëm ndaj sëmundjeve dhe çrregullimeve si depresioni.
Për pasojë, ju duhet të konsumoni çdo ditë fruta dhe perime për një shëndet të mirë.
Tumoret
Ekspertët paralajmërojnë se nuk ka ushqim në botë që e mbron njeriun nga kanceri.
Megjithatë, frutat dhe perimet kanë tendencën ta ulin këtë rrezik duke mbrojtur qelizat e shëndetshme nga radikalet e lira.
Ushqimet më të mira për këtë mision janë: barishtet, agrumet, patatet e ëmbla, kungulli dhe karotat.
Hipertension
Ushqimet me përmbajtje të lartë kripe rrisin tensionin e gjakut.
Frutat dhe perimet janë të pasura me kalium, kalcium dhe magnez të cilat e ulin tensionin.
Për më tepër, konsumi i frutave dhe perimeve ul rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare, ku përfshihet edhe hipertensioni, me katër për qind.
Shtimi potencial në peshë
Nëse nuk hani mjaftueshëm fruta dhe perime atëherë me siguri ushqeheni me ushqime të shpejta, kalorike dhe plot yndyrë.
Gjasat që të shtoni peshë janë shumë të mëdha dhe po aq vështirësia për humbjen e kilogramëve të tepërt.
Mungesa e vitaminave dhe mineraleve
Frutat dhe perimet ofrojnë një thesar ushqyesish të dobishëm për shëndetin.
Këtu përfshihen vitaminat, mineralet dhe antioksidantët të cilët na mbrojnë nga radikalet e lira.
Mungesa e tyre shkakton një sërë problemesh me imunitetin dhe i hap rrugën sëmundjeve, sidomos atyre kronike.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert