LAJMI I FUNDIT:

Ndikimi i pandemisë COVID-19, banka e dytë më e madhe në Evropë raporton humbje të mëdha pas 163 vjetësh

Ndikimi i pandemisë COVID-19, banka e dytë më e madhe në Evropë raporton humbje të mëdha pas 163 vjetësh

Huadhënësi më i madh spanjoll Santander raportoi humbjen e parë tremujore në historinë e tij 163-vjeçare në vlerë prej 11.1 miliardë euro.

Kjo pasqyrohet si zhvlerësim i kredive dhe zbritja e vlerës së disa pasurive në 12 miliardë euro, përcjell Telegrafi.


Gjysma e këtyre të fundit kanë të bëjnë me degën e Santanderit në Britani të Madhe.

Banka e dytë më e madhe në Evropë aktualisht merr vlerësimin e përgjithshëm prej 6.1 miliardë euro.

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2020, fitimet themelore në Santander në Britani të Madhe, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar u ulën me 76 për qind, krahasuar me rënien prej 64 për qind në Spanjë dhe një rënie prej 56 për qind në SHBA. /Telegrafi/