Jetojmë në një kohë kur jemi vazhdimisht të ekspozuar me imazhe pothuajse perfekte të të dyja gjinive në rrjetet sociale, andaj edhe mendoj se është proces normal që njerëzit shpeshherë të ndihen të pasigurt në përgjithësi për pamjen e tyre fizike.

Dr. Jeta Jahja
Klinika “Dr. Jahja”, Prishtinë
Stomatologe/botox & juvederm practitioner
tel. +383 49 112 553

Pamja e jashtme mund të ndikojë direkt në vetëbesim, vetëvlerësim, marrëdhënie ndërpersonale, disponim dhe sjelljet në shoqëri.

Ne si doktorë të kësaj fushe, mund të ndikojmë në përmirësimin e kualitetit të jetës së pacientëve, ku përveç realizimit të ndërhyrjes estetike për të arritur një pamje më të bukur fizike, indirekt ndikojmë edhe në ngritjen e vetëbesimit dhe vetëvlerësimit të tyre.

Trajtimet estetike me filler (mbushës) dhe botox

Për të gjithë ata të cilët nuk dëshirojnë ndërhyrje kirurgjike plastike për të përmirësuar tiparet e fytyrës dhe për të reduktuar rrudhat, ekziston metoda alternative mikroinvazive e përdorimit te botoxit dhe fillerëve dermal në fytyrë.

Me anë të këtyre intervenimeve estetike, fytyra jonë merr pamjen që kemi dëshiruar gjithmonë.

Këto ndërhyrje modifikojnë ose përmirësojnë pamjen fizike, apo parregullsitë që secili i sheh te vetvetja.

Botox-i

Botoxi injektohet në fytyrë për të reduktuar rrudhat ne ballë, mes vetullave dhe rreth syve, në atë mënyrë që bën relaksimin e muskujve në këto regjione për një periudhë 6 mujore.

Rrjedhimisht fytyra merr pamje rinore, eliminohen rrudhat ekzistuese si dhe parandalohet plakja e mëtejme.

Fillerët (mbushësit)

Injektohen në fytyrë për:

• Mbushjen e buzëve (rritje e volumit dhe formësim i buzëve)
• Mbushjen e vijave te buzëqeshjes apo hullive nazo-labiale dhe hullive të tjera të padëshirueshme në fytyrë
• Mbushja e mollëzave, mjekrës dhe këndeve në nofullën e poshtme (lifting dhe konturim i fytyrës)
• Korrigjimi i asimetrive të ndryshme në buzë dhe komplet fytyrën.

Qëndrueshmëria 6 deri 12 muaj madje edhe deri 2 vite.

Përparësitë e ndërhyrjeve me injeksione:

• Procedura është e shpejtë e lehtë dhe pa dhimbje
• Rezultati pas injektimit të fillerëve janë të dukshme menjëherë, ndërkaq efekti i botoxit fillon pas 3 ditëve
• Efekti i botoxit dhe fillerëve është i përkohshëm. Nëse pacientët janë të kënaqur me ndryshimet, kanë mundësi të ripërsëritjes, në të kundërtën çdo ndryshim është i rikthyeshëm.

Kur do të duhej t’i nënshtrohemi ndërhyrjeve estetike (indikacionet)?

• Atëherë kur kemi kompleks ndonjë tipar te fytyrës dhe ekziston mundësia e modifikimit dhe përmirësimit.
Shërimi i komplekseve rezulton në një kualitet më të lartë te jetesës
• Kur jo domosdoshmërisht kemi kompleks, por thjeshtë pëlqejmë ndryshimin në pamjen fizike.

Gjithmonë duhet të kemi kujdes në përdorim normal të fillerëve dhe botoxit dhe mosabuzim të tyre. Çdo intervenim i ekzagjeruar nuk do të jep rezultate të bukura e aq më pak rezultate natyrale.

Kush nuk duhet t’i nënshtrohet intervenimeve me botox dhe filler (kundërindikacionet)

• Shtatzënat rekomandohen që të mos kryejnë këto intervenime edhepse sasia e botoxit apo fillerit të injektuar është e vogël dhe nuk depërton në gjak dhe deri te fetusi.
• Personat me infeksione në vendin ku do të bëhet injektimi
• Personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme siç janë: alergjitë në botulinum toxin, sëmundjet e zemrës, sëmundjet e mushkërive, sëmundjet muskulore etj, duhet të konsultohen mirë me doktorin para çfarëdo lloj intervenimi. /Telegrafi/