Somnambulizmi kryesisht nuk është i rrezikshëm dhe në shumicën e rasteve zhduket në moshën e pubertetit, ndërkaq te mosha e rritur është i pranishëm te 4 për qind e njerëzve. Çfarë do të duhej të dinin prindërit për këtë çrregullim
– Nëse e hasni fëmijën duke ecur në gjumë, mos e zgjoni, sepse mund ta frikësoni. Vendosmërisht por me butësi kthejeni në krevat dhe në mënyrë të qetë i thoni që do të qëndroni pranë tij.
Në fazën e ecjes së përgjumur fëmija fare nuk është i vetëdijshëm për veprimet e veta. Zakonisht ndodh në gjumë të thellë, në fazën e tretë dhe të katërt, kur zgjimi është i ngadalshëm. Edhe nëse zgjohet, disa minuta ndihet i përgjumur dhe i dezorientuar, transmeton Telegrafi.
Fëmijët, sipas parimit, më së shpeshti ecin në gjumë një ose dy orë pasi të flenë. Mund të ecin disa minuta, madje ndonjëherë edhe deri në 20 minuta.
– Sytë e somnambulit janë të hapur, ka shikim të “qelqtë” dhe nuk sheh në të njëjtën mënyrë sikur është i zgjuar, shpesh mendon që është në ndonjë vend tjetër apo sheh kafshë dhe përbindësha. Flet përçart, mirëpo nëse e pyesni për diçka, nuk përgjigjet, por në mënyrë të ngathët i bën disa veprime.
Këtë simptomë e kanë zakonisht ata fëmijë që bëjnë urinën në krevat edhe në moshë të madhe.
– Nëse fëmija ka prirje të dalë jashtë shtëpisë, do të duhej të aktivizoni zile në dyer, si edhe sinjalizues për zgjim dhe reagim. Somnambulët kthehen kryesisht vetë në krevat duke mos iu kujtuar shëtitja natën.
– Nëse është i domosdoshëm shërimi, rekomandohet terapia “zgjimi sipas orarit”, me ndihmën e të cilit ndërpriten ciklet e gjumit, në mënyrë që të ndërpritet somnambulizmi. Mund edhe të përshkruhet ilaçi kundër frikës nga nata.
Somnambulizmi nuk është një çrregullim serioz edhe pse fëmijët e vegjël mund të lëndohen nga objekte të ndryshme gjatë të ecurit në gjumë, ndërkaq çrregullimi të shumtën e rasteve pushon (shërohet vetvetiu) me rastin e hyrjes në pubertet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës