LAJMI I FUNDIT:

Me ndihmën e këtij truku do të hekurosni dyfish më shpejt

Me ndihmën e këtij truku do të hekurosni dyfish më shpejt

Kështu mund të zvogëloni dyfish kohën të cilën e shpenzoni në hekurosje të rrobave

Hekurosja e rrobave askujt nuk i është edhe aq aktivitet i dashur, mirëpo megjithatë obligim të cilin patjetër duhet ta kryejnë, transmeton Telegrafi.


Pasi që tashmë nuk mund ta lëmë anash këtë obligim, atëherë së paku mund të shkurtojmë kohën të cilën hekurosja na merr.

Është treguar një truk i shkëlqyeshëm i cili do të na ndihmojë që të hekurosim dyfish më shpejt, madje as nuk do të detyrohemi që të hekurosim rrobat nga të dyja anët.

E gjitha që duhet të bëni është të hiqni mbështjellësen nga dërrasa e hekurosjes, në dërrasë të vendosni një copë të madhe të folies së aluminit dhe sipër saj kthejeni mbështjellësen.

Truku qëndron në atë që folia e aluminit do të reflektojë nxehtësi, andaj nuk do të detyroheni të hekurosni rrobat nga të dyja anët.

Lehtë, apo jo? /Telegrafi/