Mbytja në ujë është formë e asfiksisë mekanike ku cenimi i shëndetit apo vdekja janë rezultat i mbylljes së rrugëve të frymëmarrjes.

Prof.ass.dr. Isuf Bajrami
Spec.i mjek.urgjente
Qendra e Mjekësisë Urgjente-Prishtinë
tel. 044-199-161

Mbytja mund të ndodhë në ujë, lumenj, puse, pishina, liqene, dete, oqeane, etj.

Për t’u mbytur mjafton që në ujë të futet vetëm vrima e gojës dhe hunda. Prandaj, nuk përjashtohet mundësia e mbytjeve edhe në ujëra të cekëta. Këtu bëhet fjalë për fëmijët e porsalindur, foshnjat etj.

Pa marrë parasysh mekanizmin e mbytjes në ujë dhe llojin dominojnë çrregullimet patofiziologjike.

Është akute hipoksia me ndryshime metabolike. Me ndaljen e punës së zemrës, vdekja mund të ndodhë nëse shpëtimtari nuk fillon reanimimin.

Patogjeneza – sipas Bruardel-it mund të rrjedhë në 4 faza:

Faza e parë: Me kontaktin e parë me ujë nga ngacmimi shkaktohet ispirimi i thellë, me kët rast mushkëritë mbushën me ajër.

Faza e dytë: Personi pasi futet në ujë në mënyrë refleksive mban frymëmarrjen – kjo është fazë e rezistencës.

Faza e tretë: Pas ndërprerjes së frymëmarrjes grumbullohet CO2 i cili ngacmon qendrën respiratore. Në këtë fazë paraqitet dispnea inspiratore e cila shpejt merr karakter ekspirator në rrugët e frymëmarrjes në vend që të futet ajri, futet uji. Personi humb reflekset e mbrojtjes. Ajri, së bashku me ujin, formon shkumën në rrugët e frymëmarrjes.

Faza e katërt: Shoqërohet me paraqitjen e konvulsioneve, frymëmarrja ndalet, përkohësisht me shumë inspirime të thella dhe intervale të zgjatura, deri në ndërprerjen përfundimtare të aktit të frymëmarrjes dhe pason vdekja. I tërë procesi i mbytjes në lëngje zgjat 3-5 minuta. Mekanizmi i vdekjes nuk është i thjeshtë dhe shpesh vdekja ndodh që në fazën e parë.

Simptomat dhe shenjat

▪ Njollat
▪ Shkumë në gojë dhe hundë
▪ Dhimbje në muskuj, nyje dhe bark
▪ Dyspne/dhimbje gjoksi
▪ Marramendje të përziera
▪ Të vjella
▪ Aspiracioni,
▪ Dysphasia
▪ Vështirësi me vizion
▪ Paraliza ose gjendja kome
▪ Hipotermia
▪ Pulsi i parregullt
▪ Cianoza
▪ Takikardi
▪ Aritmi
▪ Arresti kardiak
▪ Shoku kardiocirkulator, paraqitet për shkak të anoksisë, hipovolemisë dhe plogështisë akute të miokardit

Faktorët që ndikojnë në mjekim dhe trajtim

– mosha e të përmbyturit
– koha e kaluar nën ujë
– temperatura e ujit
– shkalla e kontaminimit
– lëndimet e ndodhura
– historia e sëmundjes
– koha dhe mënyra e reanimacionit
– përgjigjja në reanimimin fillestar oseinicial

Ndihma urgjente mjekësore

– Shpejt dhe sigurt të nxirret nga uji
– Më mirë është që i aksidentuari të kapet për flokësh
– Dora i vendoset nën sqetulla
– Menjëherë pas nxjerrjes nga uji të vlerësohen shenjat vitale

Nëse nuk ekzistojnë shenjat vitale, menjëherë të fillohet reanimimi kardiopulmonal:

▪ Të shikohet kaviteti i gojës
▪ Bëhet pastrimi manual me dorë dhe gishta
▪ Nëse barku është i distenduar, i aksidentuari kthehet në pozitën anësore ose në bark
▪ Bëhet shtypje në epigastrium me dorë
▪ Nëse kjo metodë s’është efikase, përdoret metoda tjetër
▪ Personi e kap me dorë poshtë barkun dhe e tërheq disa herë
▪ Me këtë veprim uji nxirret nga lukthi.

Këto metoda nganjëherë s’janë efikase dhe s’mund të nxjerrin ujin nga lukthi. Te dhënia e ndihmës së parë problem të veçantë paraqet hipoksia e të mbyturit në ujë dhe, për këtë arsye, duhet të rivendoset menjëherë ajrosja respiratore dhe të jepet oksigjen.

Me ndihmën e aspiratorit mund të nxirret një sasi e ujit prej mushkërive. Ndërkohë menjëherë fillohet frymëmarrja artificiale gojë-gojë, gojë-hundë dhe masazhi i zemrës.

Ekzaminimi i fëmijës

▪ Monitorimi i shenjave vitale (ritmi i zemrës, SpO2, presioni i gjakut, temperatura, etj
▪ Ekzaminimi dytësor (të gjitha dëmtimet)

Diagnostika

▪ Testet laboratorike (Kompletpasqyra e gjakut, urea, kreatinina, glukoza, elektrolite, ABO, coagulogram, testet toksikologjike)
▪ RTG/CT dhe ekzaminime tjera varësisht prej lëndimeve

Trajtimi urgjent mjekësor

• Konstato sigurinë dhe largo rrezikun
• Procedurat e hershme të Mbështetjes Themelore të Jetës (BLS)
• Frymëmarrja artificiale mund të zbatohet edhe në ujë gjatë ringjalljes
• Derisa masazhi nuk mund të bëhet pasi që ujë është baza ku gjendet pacienti dhe nuk siguron stabilitet, baza duhet të jetë e fortë
• Tërheqja nga uji duhet të kryhet në pozicion horizontal (pozita vertikale mund të shkaktojë kolaps kardiovaskular për shkak të humbjes së shtypjes më parë e shpërndarë në mënyrë uniforme)
• Gjithmonë dyshoni në dëmtime kurrizore (imobilizimi, pozita neutrale e kokës dhe qafës)
• Çasja ABCDE ( siguroni rrugën e frymëmarrjes, oksigjenim adekuat dhe ventilim)
• Me rastin e konstatimit të rrugës së frymëmarrjes largo obstruksionet e mundshme
• Jep oksigjen 100%
• Te hipotermitë kujdes ndaj specifikave
• Vlerësimi neurologjik (GCS)

Këshilla për t’i shpëtuar mbytjes në det

Në këto ditë vere të gjithë duan freskinë e detit, por ky det po merr jetë njerëzish. Të gjithë që preferojnë bregdetin duhet të kenë parasysh disa këshilla, në mënyrë që askush mos të shkojë drejt fatalitetit.

Rregulla ose këshilla që duhet të ndiqni gjatë kohës që jeni në det:

1. Mos hyni në det pasi keni pirë alkool, keni ngrënë ushqim, jeni nxehur apo djersitur nga vapa
2. Mos u hidhni menjëherë në ujë pa u ambientuar
3. Mos sfidoni dallgët dhe mos hyni në det nëse ato janë më të mëdha se 20 inch/50cm
4. Shmangni thellësinë ujore të paeksploruar paraprakisht
5. Sigurohuni për vendndodhjen e rojës bregdetare dhe mësoni instruksionet si të komunikoni me të në rast nevoje
6. Notoni paralel me bregun
7. Mos ju afro një personi që po mbytet nëse nuk di ta ndihmosh
8. Nëse doni të notoni të sigurt mbani lopata në këmbë
9. Mos notoni kurrë vetëm
10. Kurrë mos i beso një dysheku ajri, krahëzave apo kamardareje të pa certifikuar si mjet shpëtimi
11. Mos merrni në varkë të mitur pa jelekë shpëtimi
12. Mos i ndani sytë nga të miturit në ujë
13. Shmangni ujin nëse vëreni rrufe apo përkeqësim të motit dhe shtim të erës
14. Mos ju kundërvini me not një vale ujore
15. Sigurohuni paraprakisht për thellësinë e ujit nëse keni zgjedhur të hidheni nga lartësitë
16. Shmangni kokën si kontaktin e parë me ujin
17. Shmangni panikun në ujë
18. Tregoni vigjilencë nga mjetet lundruese afër jush
19. Mos tregoni vetëbesim nëse keni patologji që ju rrezikojnë në ujë
20. Mbani pajisje të dallueshme zhytje amatore
21. Kontrolloni frymëmarrjen tuaj dhe shmangni ujin e kripur në rrugët e sipërme të frymëmarrjes
22. Bëhu hero për aq sa të takon dhe për sa është e mundur pa u martirizuar.

/Telegrafi/