LAJMI I FUNDIT:

Ndihma hyn në Venezuelë, me gjithë pengesat nga qeveria

Ndihma hyn në Venezuelë, me gjithë pengesat nga qeveria

Udhëheqësi venezuelian i opoztës, Juan Guaido, deklaroi se ngarkesa e parë e ndihmës humanitare ka arritur në Venezuelë nga kufiri i saj jugor me Brazilin.

“Kjo është një arritje e madhe, Venezuela!”, shkruante Guaido në Twitter.


Një zyrtar i Departamentit të Shtetit që po udhëton me autokolonën e ndihmës i tha Zërit të Amerikës se ngarkesa me ushqim dhe artikuj mjekësorë nga qeveria amerikane dhe ajo braziliane, ishte mbajtur në një bazë ushtarake në Bao Vista të Brazilit.

Së paku dy të vrarë në kufirin mes Venezuelës dhe Brazilit
Lexo po ashtu Së paku dy të vrarë në kufirin mes Venezuelës dhe Brazilit

Ndihma të tjera po vinin edhe nga Kolumbia, ku pati përplasje të shtunën mes trupave të Gardës Kombëtare venezueliane dhe banorëve që po zhbllokonin një urë që lidh Venezuelën me Kolumbinë për të lejuar ndihmën humanitare të hynte në Venezuelë nga Kolumbia.

Me gjithë inflacionin e lartë dhe mungesat ushqimore, presidenti i kontestuar Nicolas Maduro ka refuzuar ofertat e ndihmave duke deklaruar se Venezuela nuk është vend “lypësish” dhe duke këmbëngulur se ndihma është hapi i parë i një pushtimi amerikan.

Trump paralajmëron ushtrinë e Venezuelës: Jeta juaj është në rrezik nëse mbështesni Maduron
Lexo po ashtu Trump paralajmëron ushtrinë e Venezuelës: Jeta juaj është në rrezik nëse mbështesni Maduron

Por Guaido, që është vetëshpallur president dhe është njohur kalimtar nga Shtetet e Bashkuara, premtoi se do të siguronte lejimin e hyrjes së ndihmave në vend. Turma njerëzish ndenjën jashtë gjithë natën për të ndihmuar me shpërndarjen.

Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar agjencinë kolumbiane të imigracionit njoftoi se tre anëtarë të Gardës Kombëtare Venezueliane braktisën pozicionet e tyre të shtunën herët, para se të fillonin përpjekjet për të future ndihmat në Venezuelë. Opozita dhe vendet që mbështesin dërgimin e ndihmave, i kanë bërë thirrje ushtrisë venezueliane që të sfidojë urdhrat e Maduros për të bllokuar ndihmat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori