Ndiheni të përgjumur pas ushqimit? Arsyet pse ndodh dhe si ta rregulloni gjendjen
Pas një dite të ngarkuar me punë, ajo çka na duhet nuk është vetëm një orë qetësie, por një vakt i mirë dhe i shijshëm. Nga gatimet e preferuara marrim vlerat ushqyese, si edhe energjinë që na duhet për ta mbyllur si duhet ditën
E keni përjetuar ndonjëherë “komën ushqimore”? Kështu njihet në terma shkencorë, por e thënë më shqip quhet: përgjumje pas ngrënies. Ja si e shpjegojnë ekspertët nutricionistë dhe ata të diabetit.
“Kur njerëzit hanë, pjesa më e madhe e gjakut tonë shkon në organet e tretjes për të përpunuar ushqimin”, tha ekspertja Sandra Arévalo për CNN.
“Trupi mund të prodhojë më shumë serotonin, një neurotransmetues që rregullon gjumin dhe gjendjen shpirtërore, veçanërisht nëse ushqimi ka qenë i pasur me aminoacidin triptofan, i cili gjendet në proteina si mishi i pulës, djathi dhe peshku.”
Çfarë ndikon në gjendjen e përgjumjes?
Ushqimet e rënda ose me sheqer
Mund të ndiheni të lodhur pasi keni ngrënë shumë, në sasi, ose në cilësi. Shumë njerëz zgjedhin të hanë shumë, që të keni ndjesinë e ngopjes.
“Ndodh që sheqeri në gjak bie poshtë nivelit nga e nisët fillimisht. Kjo e ul energjinë”, tha Kristin Kirkpatrick, dieotologe në klinikën e Cleveland.
Gjumi i keq
“Gjumi rregullon hormonet tuaja, duke përfshirë edhe ato të tretjes”, vijoi dietologia Kirkpatrick. Dhe nëse jeni të privuar nga gjumi, trupi juaj ka të ngjarë të shtypë hormonin e quajtur leptin. Mosngopja me gjumë mund të ndikojë negativisht në aftësitë tuaja vendimmarrëse, rregullimin emocional, etj.
Problemet e sheqerit në gjak
Për disa njerëz, lodhja pas vaktit mund të sinjalizojë diçka më serioze. Statistikat tregojnë se shumë njerëz në SHBA kanë diabet ose predispozitë për diabet dhe nuk e dinë këtë, citon Anabel.
Nëse ndiheni rregullisht të përgjumur pasi keni ngrënë edhe pasi keni bërë rregullime të regjimit ushqimor, kërkoni nga mjeku juaj të bëni analizat. Testi mat nivelet mesatare të sheqerit në gjak dhe tregon se sa glukozë është e lidhur me hemoglobinën në qelizat e kuqe të gjakut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zakoni për të cilin jemi të gjithë fajtorë që mund të dëmtojë shikimin tuaj
E pazakontë – gruaja me çregullim të rrallë thotë se mban mend veten kur ishte në mitrën e nënës
Çfarë mund të ndodhë me trupin nëse e teproni me marrjen e kalciumit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United