Arsenali raportohet se ka mësuar shkallën e lëndimit të Martin Odegaard para duelit të tyre të rëndësishëm ndaj Manchester Cityt.

Këtë të diel, ‘Topçinjtë’ do të udhëtojnë në ‘Etihad Stadium’ për t’u përballur me kampionin në fuqi të Ligës Premier, Man City, në atë që po konsiderohet si një takim i zjarrtë.


Gjatë pauzës me kombëtare, Odegaard pësoi një lëndim të rëndë në kyçin e këmbës gjatë ndeshjes që Norvegjia e zhvilloi ndaj Austrisë.

25-vjeçari e humbi derbin e Londrës ndaj Tottenhamit vikendin e kaluar dhe me shumë mundësi do t’i kalojë edhe disa javë jashtë fushave.

Siç ka raportuar The Mirror, Odegaard pritet që të mbetet jashtë fushave për tetë javë duke i dhënë kështu një goditje të rëndë Arsenalit.

martin

Ndeshjet të cilat Odegaard do t’i humbasë shkaku i lëndimit:22 shtator - Manchester City  25 shtator - Bolton (Carabao Cup)  28 shtator - Leicester City 1 tetor - PSG (Liga e Kampionëve)  5 tetor - Southampton   19 tetor - Bournemouth 22 tetor - Shakhtar Donetsk (Liga e Kampionëve)  27 tetor  - Liverpool   2 nëntor - Newcastle United /Telegrafi/

telegrafi sport app