Ndeshje fantastike zhvillohen sot në BKT Superligë, vëmendja në Merdare

Elita e futbollit kosovar, BKT Superliga do të vazhdojë me ndeshjet e xhiros së 11-të në vikend.
Në program janë për tu zhvilluar tri ndeshje të shtunën (sot) dhe dy të tjera ditën e diel.
Ndeshja kryesore e ditës së sotme zhvillohet në Merdare, ku Llapi është nikoqire e Dritës.
Llapjanët në këtë takim vijnë pas tri fitoreve radhazi, derisa Drita pas fitores në udhëtim te Feronikeli.
Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në Gjilan, ku Gjilani është nikoqir i Feronikelit.
Ndërkohë në Malishevë përballë do të jenë dy skuadrat e inkuadruara këtë edicion në BKT Superligë.
Malisheva dhe Ulpiana do të jenë përballë njëra tjetrës ku kërkojnë fitoren, pasi që të dyja skuadrat në pesë xhirot e fundit nuk i kanë shijuar triumfet.
/Telegrafi/
BKT Superliga e Kosovës - Xhiro e 11-të
E shtunë13:00 Llapi - Drita 13:00 Gjilani - Feronikeli 13:00 Malisheva - UlpianaE diel13:00 Ballkani - Prishtina 13:00 Drenica - Dukagjini























































