LAJMI I FUNDIT:

Ndeshje e jashtëzakonshme në ‘Minatori’, Trepça e mposht Pejën pas dy vazhdimeve

Ndeshje e jashtëzakonshme në ‘Minatori’, Trepça e mposht Pejën pas dy vazhdimeve

Në njërën nga ndeshjet më të jashtëzakonshme të vitit, Trepça ka mundur Pejën pas dy vazhdimeve me rezultat 107:105 (21:22, 25:15, 13:14, 25:33, 23:21). Mitrovicasit tani avancojnë 2:0 në serinë gjysmëfinale, kurse ndeshja e radhës zhvillohet në Pejë. Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Takimi është zhvilluar në një atmosferë të zjarrtë në ‘Minatori’ dhe dramatik deri në sekondën e fundit, duke e bërë njërën nga përballjet më interesante të vitit.

Sfida ishte interesante nga fillimi, që ishte i barabartë, por më pas pejanët arritën të krijojnë epërsi deri në tetë pikë, 13:21, megjithatë, vendasit nuk dorëzohen dhe ngushtojnë shifrat në 21:22, sa përfundoi çereku i parë. Mitrovicasit vazhduan me lojë të mirë dhe në periudhën e dytë ishin gjithnjë në epërsi, ku në fund shkëputen dhe shkuan në pushim me shifrat 46:37.


Basketbollistët mitrovicas krijuan epërsi deri në 12 pikë, 54:42, por verdhezinjtë nuk kishin ardhur me flamur të bardhë dhe dalëngadalë afrojnë rezultatin, ku pas 30 minutash ishte 59:51. Dhjetë minutat e fundit ishin të jashtëzakonshëm. Mysafirët nuk ndalën dhe arrijnë të kalojnë në epërsi 66:67, kurse vendasit shënojnë pesë pikë radhazi.

Kjo bëri që zhvillohej një sfidë dramatike, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, ndërsa për ‘Xehetarët’ në çerekun e fundit me pesë gabime personale u larguan Amin Hot, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi dhe Taurus Cockflied. Peja ishte e qetë në fund dhe kishte tri pikë epërsi 81:84, por në sekondën e fundit Mike Edwards shënon për 84:84, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime. Edhe në vazhdime u zhvillua lojë interesante e barabartë, ku asnjëra nuk arrinte shkëputjen. Trepça kishte rastin të fitonte, por këtë ia mohoi Dardan Berisha me gjuajtjen nga tri pikë, shtatë sekonda nga fundi, duke barazuar rezultatin në 95:95, duke shkuar në vazhdimin e dytë.

Po ashtu në vazhdimin e dytë përballja ishte e zjarrtë. Mitrovicasit bazoheshin në Rodney Purvis, i cili ishte i jashtëzakonshëm, siç ishin Courtney Fells dhe Berisha te Peja. Pikërish Purvis shënoi trepikëshin vendimtar, ndërsa në aksionin e fundit, Albin Berisha nuk ishte i saktë për tri pikë dhe Trepça shënoi fitore 107:105.

Te Trepça u dalluan Purvis me 36 pikë, tetë kërcime e pesë asistime dhe Andrew Gordon me 22 pikë e 12 kërcime, kurse te Peja u dalluan Berisha me 39 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime dhe Fells me 30 pikë e katër kërcime.

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Derisa nuk i ndal lotët, vajza e Diego Maradonas del me deklarata tronditëse për atë çfarë po u bënë mafia në Argjentinë

Derisa nuk i ndal lotët, vajza e Diego Maradonas del me deklarata tronditëse për atë çfarë po u bënë mafia në Argjentinë

Ndërkombëtare
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Premier League
Kalo në kategori