Ndeshja miqësore e Juventusit u ndërpre, tifozët vërshuan fushën dhe donin fanellat e lojtarëve

Ndeshja përgatitore e Juventusit të Torinos kundër ekipit të të rinjve nën 23 vjeç të Zonjës së Vjetëru që njihen si Next Gen, u ndërpre në minutën e 52-të të ndeshjes.
Konkretisht, tifozët vrapuan në fushën e Allianz dhe "sulmuan" lojtarët e Zonjës së Vjetër, kështu që ndeshja u desh të ndërpritej.
Tifozët donin një foto me lojtarët e gjigantit torinez të cilët u gjendën në një situatë të pazakontë.
Ata gjithashtu u përpoqën të merrnin fanellat e lojtarëve të Juventusit, dhe çfarë ndodhi mund ta shihni në videoklipin e përfshirë në tekst.
https://www.dailymotion.com/video/x9opj2c
Juventusi do ta hapë sezonin në Itali më 24 gusht në shtëpi, kur do të presë Parmën. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































