Ndeshja e MLS përfundon në kaos pasi katër lojtarë përjashtohen me të kuq në kohën shtesë
Një ndeshje në Mayor League Soccer (MLS) përfundoi në kaos mbrëmjen e së mërkurës, pasi katër lojtarë u larguan nga loja me karton të kuq në fazat e fundit të ndeshjes.
Sporting Kansas City dhe Colorado Rapids të dy patën nga dy lojtarë të përjashtuar në kohën shtesë gjatë ndeshjes së tyre në Children's Mercy Park.
Me epërsinë e Kansas City 2-1, gjërat u shëmtuan kur lojtarit të Colorados, Auston Trusty, iu dha kartoni i dytë i verdhë për një ndërhyrje të vonuar.
Disa minuta më vonë, Kansas City gjithashtu u reduktua në dhjetë lojtarë kur Daniel Salloit, i cili kishte shënuar të dy golat për skuadrën e tij më herët në ndeshje – iu dha një karton i dytë i verdhë për goditjen e një kundërshtari.
Goditja e tij shkaktoi një reagim të zemëruar nga mbrojtësi i Colorados, Lucas Esteves, i cili e shtyu Salloin në tokë - duke fituar një karton të kuq direkt.
Ndeshja më pas përfundoi me nëntë kundër nëntë, kur Andreu Fontas i Sportingut u përjashtua me karton të kuq pasi kapi për fyti kundërshtarin pikërisht përpara gjyqtarit Dreë Fischer në minutën e nëntë të kohës shtesë.
Në total, gjyqtari Fischer shpërndau 11 kartonë gjatë ndeshjes së ‘ndyrë’.
Kansas City do të vazhdonte të fitonte 2-1, por do të mbetej në vendin e 13-të në MLS, me Koloradon në vendin e tetë. /Telegrafi/





























