LAJMI I FUNDIT:

Ndërtohet tualet i qasshëm për 37 nxënësit me nevoja të veçanta në shkollën “Ismail Qemali”

Ndërtohet tualet i qasshëm për 37 nxënësit me nevoja të veçanta në shkollën “Ismail Qemali”

Grupi Avokues i Fëmijëve “Hëna” përmes një programi ka arritur që ta ndërtoj një tualet të qasshëm për fëmijët me nevoja të veçanta në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një njoftimi, shoqata HANDIKOS, pjesë e së cilës është edhe Grupi Avokues i Fëmijëve “Hëna”.


Në këtë shkollë sipas njoftimit të HANDIKOS, ndjekin mësimin 37 nxënës me nevoja të veçanta.

Ndërsa ideja e një tualeti të tillë ka rrjedhur nga kontaktet she diskutimet me këta fëmijë.

“Ideja e këtij intervenimi ka rrjedhur nga kontaktet dhe diskutimet me fëmijët me aftësi të kufizuara  dhe përshtatja e një toaleti të tillë ishte më se e nevojshme në këtë shkollë të kryeqytetit, pasi aty aktualisht ndjekin mësimin 37 nxënës me aftësi të kufizuara. Qasja është e obligueshme për çdo objekt apo institucion publik dhe shembulli më i mirë është nëse gjithë përfshirja nis nga shkollat. Prandaj qasshmëri fizike duhet të ofrojnë të gjitha institucionet arsimore në Kosovë, sepse vetëm në këtë mënyrë fëmijët do të ndihen të barabartë në shoqëri”, thuhet në njoftimin e HANDIKOS.

Njoftimi i plotë:

Falë Grupit Avokues të Fëmijëve ‘’Hëna’’ ndërtohet një toalet i qasshëm në shkollën ‘’Ismail Qemali’’

Grupi Avokues i Fëmijëve ‘Hëna’ – HANDIKOS, ka arritur që përmes programit “UPSHIFT” të përkrahur nga UNICEF në partneritet me PEN, të ndërtojë një toalet të qasshëm në shkollën fillore ‘’Ismail Qemali’’ në Prishtinë.

Ideja e këtij intervenimi ka rrjedhur nga kontaktet dhe diskutimet me fëmijët me aftësi të kufizuara  dhe përshtatja e një toaleti të tillë ishte më se e nevojshme në këtë shkollë të kryeqytetit, pasi aty aktualisht ndjekin mësimin 37 nxënës me aftësi të kufizuara.

Qasja është e obligueshme për çdo objekt apo institucion publik dhe shembulli më i mirë është nëse gjithë përfshirja nis nga shkollat.

Prandaj qasshmëri fizike duhet të ofrojnë të gjitha institucionet arsimore në Kosovë, sepse vetëm në këtë mënyrë fëmijët do të ndihen të barabartë në shoqëri.

HANDIKOS do të vazhdojë fuqishëm të avokojë dhe lobojë në përmirësimin e qasjes në Kosovë, e cila rregullohet me Udhëzim Administrativ 30/2007, por që nuk po gjen ende zbatim të plotë tek ne.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori