Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve në Podujevë, komuna: Kushtet atmosferike “ndalën” punimet
Në dhjetor të vitit të kaluar, është vënë gurthemeli për ndërtimin e Stacionit të ri të Autobusëve në komunën e Podujevës, por punimet nuk janë duke u zhvilluar. Nga komuna thanë se shkak për ndaljen e punimeve ishin kushtet atmosferike, derisa shpresojnë që stacioni i autobusëve të jetë i gatshëm vitin e ardhshëm. Ministria e Zhvilllimit Rajonal ka ndarë 27 mijë euro këtë vit për ndërtimin e këtij stacioni, derisa kjo shumë nga ministria pritet të rritet vitin e ardhshëm.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi deklaroi se punimet për Stacionin e Autobusëve në Podujevë nuk kanë vazhduar për shkak të temperaturave të ulëta. Sipas tij, punimet priten të përfundojnë përgjatë vitit 2024.
“Stacioni i autobusëve ka filluar si një nevojë e madhe për qytetin e Podujevës, për shkak se stacioni aktual nuk i plotëson kushtet e stacionit. Është një stacion që në bazë të kategorive të stacioneve rënditet tek stacionet më të ulëta. Prandaj, ne e kemi parë të domosdoshme ndërtimin e një stacioni të ri. Fal bashkëpunimit me Ministrinë e Zhvillimit Rural dhe Ministrinë e Infrastrukturës, kemi ndarë buxhetin së bashku më ta, dhe kemi filluar punimet në këtë stacion…Për shkak të kushteve atmosferike, punimet nuk janë duke u zhvilluar, mirëpo, në bazë të kontratës, plani dinamik është 240 ditë, është projekt dy vjeçar, dhe shpresojmë që në këtë vit, sidomos në fillimin e vitit të ardhshëm 2024, stacioni i autobusëve do të jetë i gatshëm për tu vënë në funksion”, u shpreh Selimi.
I pyetur nëse pozicioni ku kanë filluar punimet për stacionin e ri të autobusëve, është i duhuri edhe për qytetarët që jetojnë largë qytetit, Selimi tha për KosovaPress se ajo pjesë është menduar të jetë pjesa e duhur për ndërtim.
Ndërkaq, për ata qytetarë që jetojnë në një distancë të largët me stacionin, është planifikuar për linjën urbane, gjë që ua mundëson atyre lëvizjen.
“Lokacioni i caktuar për ndërtimin e stacionit të autobusëve, është ajo pjesë ku ne kemi menduar se ka qenë pjesa më e mirë për ndërtim, dhe në fakt brenda qytetit nuk ka pronë publike ku mund të ndërtosh stacion të autobusëve. Pozicioni i tij i rregullon linjat ndërkombëtare, sepse ata ndalen rrugës për t’i marrë udhëtarët për në shtetet perendimore ku udhëtojnë, tash mundësinë e kanë që të futen në stacion dhe nisjet të bëhen prej stacionit të autobusëve, sepse është afër rrugës magjistrale, e cila të qon nga kufiri në Merdarë… Ne kemi menduar për qytetarët, të cilët e kanë pak më larg stacionin e autobusëve. Me të përfunduar stacioni i autobusëve, e kemi planifikuar linjën urbane dhe Podujeva do ta ketë trafikun urban, një gjë që nuk ka qenë dhe them të drejtën shumë pak qytete e kanë trafikun urban”, potencoi Selimi.
Selimi tha se përveç vonimit të kontratës nga opratorët, nuk ka pasur probleme tjera lidhur me ndërtimin e stacionit. Ai tregoi se Ministria e Zhvilllimit Rajonal ka ndarë 27 mijë euro këtë vit për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve në Podujevë, derisa kjo shumë nga ministria, pritet të rritet gjatë vitit të ardhshëm.
“Jo nuk kemi pasur asnjë problem tjetër, kontrata ka qenë në OSHP për shkak të ankesave, dhe deri sa është kthyer përgjigja prej OSHP-së është dashur të pritet një kohë kogja të gjatë, përndryshe sigurisht se tash do ishin në mes të punimeve të stacionit. Vlera e tërë projektit është 1 milione e 165 mijë euro. Ne kemi bërë në vitin e kaluar një memorandum të bashkëpunimit me Ministrinë e Zhvillimit Rural, ku një pjesë të mjeteve e kanë ndarë ata dhe një pjesë ne, mirëpo meqë punimet nuk janë zhvilluar atë vit, është bërë edhe një memorandum i ri bashkëpunimi me ministrin Damka dhe tash për këtë vit Ministria e Zhvillimit Rural ka ndarë 270 mijë euro përderisa edhe 200 mijë euro janë ndarë nga ne për stacionin, ndërsa në vitin e ardhshëm ne bazë të marrëveshjes me ministrinë, ministria do të ndajë 300 mijë dhe ne pjesën tjetër që mbetët diku mbi 300 mijë euro”, tha Selimi.
Më 16 dhjetor të vitit 2022 është vënë gurthemeli për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve në Podujevë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos