LAJMI I FUNDIT:

Ndërtimi i shtëpive në katër komunat në veri, ndahen 4 milionë euro për pakicat

Ndërtimi i shtëpive në katër komunat në veri, ndahen 4 milionë euro për pakicat
Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të martën ka miratuar vendimin për ndarjen e 4 milionë eurove, për ndërtimin e shtëpive për pakicat në katër komunat në veri të vendit.

Kjo ka qenë kërkesë e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kjo është një kërkesë shtesë për të përmbushur nevojat që kanë qenë gjatë fazave të mëhershme të aplikimit për ndërtim apo rindërtim të shtëpive nga komunitetet pakicë.


E pas mbledhjes së Qeverisë, në një konferencë për media, ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi u shpreh deri tash në veri të vendit kanë financuar ndërtimin e 21 shtëpive.

“E kemi një rutinë të mbështetjes së komuniteteve për ndërtimin e shtëpive. Në dhjetor të vitit të kaluar kemi pasur thirrje për komunat e veriut të vendit, dhe nga ajo thirrje kemi financuar ndërtimin e 21 shtëpive, nga ajo thirrje kem pas numër të madh të qytetarëve që kanë aplikuaar por nuk kemi pasur mjete që ti financojmë.

Do të hapet një thirrje publike dhe do të përcaktohen kriteret për këto subvencione, e po ashtu do të përcaktohet edhe sa do të jetë madhësia e shtëpive që do të ndërtohen”, tha Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori