LAJMI I FUNDIT:

Ndërtimet pa leje, Prokuroria konfirmon arrestimin e 10 zyrtarëve në komunën e Pejës, Klinës dhe Istogut

Ndërtimet pa leje, Prokuroria konfirmon arrestimin e 10 zyrtarëve në komunën e Pejës, Klinës dhe Istogut

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj ka dhënë detaje rreth aksionit që kanë zhvilluar sot në komunën e Pejës, Klinës dhe Istogut.

Kurmehaj tha se kanë arrestuar 10 persona, katër prej tyre drejtor të urbanizimit dhe tjerët zyrtarë të lartë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës”, transmeton Telegrafi.


“Kjo iniciative ka rrjedhe prej meje, pas shqetësimit të qytetarëve për ndërtimet pa leje që janë duke u lejuar në Klinë, Deçan, Pejë, Junik dhe Istog. Unë si kryeprokuror kam caktuar pesë prokurorë që janë marrë me rastin. Kemi bastisur tri komuna, Pejë, Klinë Istog,  10 janë arrestuar, disa prej tyre drejtorë, nën dyshimet se kanë kryer vepër penale keqpërdorim të pozitës zyrtare”, deklaroi ai në një konferencë për media.

Ndërkaq, prokurorja e rastit bëri të ditur se ky është vetëm fillimi, dhe se tashmë kanë siguruar dëshmi për ndërtime pa leje, duke shtuar se në Istog kanë arrestuar katër zyrtarë, në Pejë tre, dy në Klinë, dhe një në Deçan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori