LAJMI I FUNDIT:

Ndërtimet pa leje në vitin 2016/17, dënohet një person për keqpërdorim të pozitës në Prizren

Ndërtimet pa leje në vitin 2016/17, dënohet një person për keqpërdorim të pozitës në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit N.M., për shkak se është shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, duke e dënuar me dhjetë muaj burgim, ndalim i ushtrimit të funksionit në administratën publike në afat prej dy viteve dhe obligohet që Komunës së Prizrenit t’ia kompensojë dëmin e shkaktuar për dy objektet në shumën prej 21,551,85 euro.

Në periudhën kohore prej vitit 2016-2017 në Prizren në cilësinë e personit zyrtar inspektor komunal i ndërtimit në Prizren, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin, respektivisht investitorët “………..” me pronar N.K., dhe investitorin “…….” me pronar S.V., në atë mënyrë që nuk ndërmerr konkluzion për rrënimin e katit të tetë të kompleksit ndërtimor në lagjen Jeta e Re, i cili objekt ka pasur leje për ndërtimin P+B+7 dhe ka ndërtuar një kat pa leje P+B+8.


Gjithashtu i akuzuari N.M., ka mundësuar që në objektin e banimit kolektiv në Prizren ndërtimin edhe të tre kateve shtesë pa leje, ku leja e ndërtimit ka qenë B+P+2 ndërsa është ndërtuar B+P+5, me ç’ rast investitorëve i’ u mundësohet dobi një kat në rastin e I-rë, dhe 3 kate në etazhitet të objektit në rastin e II-të.

Kësodore ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar.  nga neni 422 par. 1 të

I akuzuari obligohet që Komunës së Prizrenit t’ia kompensojë dëmin e shkaktuar për dy objektet në shumën prej 21,551,85 euro

Të akuzuarit N.M., i ndalohet ushtrimi i funksionit në administratën publike në afat prej dy viteve.

Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetari i trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori