LAJMI I FUNDIT:

Ndërtime pa leje në Qendrën Historike të Prizrenit (Video)

Ndërtime pa leje në Qendrën Historike të Prizrenit (Video)

Komuna e Prizrenit ka nxjerrë 35 vendime, duke evidentuar disa prej ndërtimeve pa leje që kanë ndodhur ndër vite në Qendrën Historike të qytetit, zonë kjo e mbrojtur me ligj.

Për më tepër, Komuna tashmë i ka dorëzuar edhe disa dokumente në Prokurori për katër raste të viteve 2008-2010. Derisa zyrtarët komunalë kanë paralajmëruar se së shpejti do të fillojnë rrënimet, raporton KTV.


E Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, paralajmëron hetime edhe ndaj disa zyrtarëve, të cilët kanë lejuar këto ndërtime.

Mirëpo, organizatat të cilat monitorojnë zhvillimet në sektorin e urbanizmit në Prizren thonë se rreth 90 % e ndërtimeve që kanë ndodhur në Qendrën Historike kanë tejkaluar lejet ose pëlqimet e autoriteteve.

Për më tepër ata thonë se deri tash nuk ka asnjë dënim nga institucionet e drejtësisë për shkatërruesit e trashëgimisë kulturore.

Megjithatë, zyrtarët e komunës kanë theksuar se që nga viti 2014 komuna nuk ka lejuar asnjë ndërtim pa leje në këtë pjesë të Prizrenit.

https://vimeo.com/156969388