Ndërron jetë veterani i arsimit, Ali Fejza

Veterani i arsimit dhe profesori i dalluar Ali Fejza ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtë.
Ai ishte profesor i Gjeografisë për më shumë se 40 vjet në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, ndërsa punën në arsim e filloi si mësues në fshatin e tij të lindjes Thane (ish Drenovc), Komuna e Klinës.
Në përvojën e tij më se 45 vjeçare në fushën e arsimit, ai ishte edhe recensent i librave të lëndës së Gjeografisë për shkollat fillore dhe të mesme.
Gjithashtu, gjatë punës së tij si profesor i Gjeografisë, atij i ishte ndarë edhe çmimi “Profesor i dalluar” në Komunën e Prishtinës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/11/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































