LAJMI I FUNDIT:

Viktima e katërt në Shqipëri nga Coronavirusi, një 43-vjeçar nga Kavaja

Viktima e katërt në Shqipëri nga Coronavirusi, një 43-vjeçar nga Kavaja

Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 43-vjeçar i shtruar në Spitalin Infektiv, i konfirmuar me Coronavirus, i cili ndodhej në terapi intensive.

Pas rëndimit të gjendjen gjatë mbrëmjes, 43-vjeçari nga Kavaja është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.


43-vjeçari nga Kavaja, përpos obezitetit nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

Ai është viktima e katërt i prekur nga Coronavirusi në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes. /TCH/