Ndërron jetë një grua dhe lëndohen tre të tjerë - shoferi humbi kontrollin e veturës dhe përfundoi në një kanal në Drenas

Një grua ka ndërruar jetë dhe tre të tjerë kanë marrë lëndime trupore në një aksident.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 22:40 në fshatin Zabel i ulët në Drenas.
Tutje në raport thuhet se vet aksidenti ndodhi për shkak të mospërshtatjes se shpejtësisë me kushtet e rrugës, ku shoferi humb kontrollin mbi veturën dhe del jashtë rruge duke përfunduar në një kanal.
“Fsh. Zabel i ulët, Drenas 20.11.2025-22:40. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar si pasojë e mospërshtatjes se shpejtësisë me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën del jashtë rruge dhe përfundon në një kanal. Si pasojë, drejtuesi dhe katër pasagjerë (tre femra dhe një mashkull kosovarë) kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK ku njëra nga pasagjeret si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/

















































