LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë në Londër, 12-vjeçari që mjekët e shkyçën nga aparatet që e mbanin gjallë – veprimi u ndërmor me vendim të gjykatës

Ndërron jetë në Londër, 12-vjeçari që mjekët e shkyçën nga aparatet që e mbanin gjallë – veprimi u ndërmor me vendim të gjykatës

Archie Battersbee, 12-vjeç, ka ndërruar jetë në Londër, pasi që mjekët me vetëdije ia fikën aparatet që e mbanin gjallë, e siç raportojnë mediat botërore – ka qenë një betejë ligjore mes prindërve dhe mjekëve rreth kësaj çështje.

Siç raporton BBC, familja e djaloshit që ishte në koma nga prilli, nuk ia ka arritur qëllimin që të birin e tyre ta zhvendosin nga spitali në një institucion për mjekësi paliative, transmeton Telegrafi.

Ditët e tij të fundit i kaloi në spitalin Royal Londron në Whitechapel në lindje të Londrës, ku ndërroi jetë pasi që ia fikën aparatet – e sot këtë e ka konfirmuar e ëma e tij.


“Kemi luftuar deri në fund. Jam krenare që jam e ëma e tij”, tha ajo para gazetarëve.

Vendimin për t’i dhënë fund jetës së Archie e mori gjykata, pasi që familja e të ndjerit kishte kërkuar ndërhyrjes e gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut.

Atje u refuzuar kërkesa me arsyetimin se kjo nuk është kompetencë e tyre. Ka qenë hapi i fundit në betejën ligjore që prindërit e Archie kishin tentuar ta mbajnë të birin gjallë, pasi që gjyqtari dha verdiktin se duhet fikur aparatet që e mbanin gjallë.

Katër muaj më parë – përkatësisht më 7 prill, Archie është gjetur pa ndjenja nga e ëma Hollie Dance në shtëpinë e tyre në Essex.

Hollie asokohe pati thënë se djali i saj ka marrë pjesë në një sfidë në TikTok, siç është “blackout” apo “hold your breath”.

Djaloshi kishte pësuar lëndime të rënda në tru dhe mjekët besojnë se truri i tij ka vdekur. Archie menjëherë është vendosur në aparate që e mbanin gjallë – që përfshin ventilimin mekanik dhe ilaçet.

E vendimi është marrë të premten, ku u konstatua se nuk është e nevojshme që Archie të dërgohej në një institucion të medicinës paliative. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

Amerika
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Evropa
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori