Gjatë ditës së sotme (e shtunë) ka ndërruar jetë instrumentisti i njohur, Shaqir Hoti.

Lajmin për të ndjerin e ka bërë të ditur djali i tij, Vladet Hoti, në një postim në rrjetin social Instagram.


Ai ndau një imazh të muzikantit, ndërsa bëri të ditur se është për krenarë për veprimtaritë e tij.

“Shumë e vështirë të shkruaj që na le. Jemi krenar që të patëm edhe pse ike në botën tjetër, ti kurrë nuk do të harrohesh”, ka shkruar Hoti.

Shaqiri përndryshe është legjendë e instrumenteve frymore, ndërsa interpretimet e tij mbahen mend gjithmonë.

62529454 896843940676284 5153218005030666240 n

Lexo më shumë: Shaqir Hoti, apo okarina e artë e melodisë popullore

Ai shquhet si okarina e artë e melodisë popullore, projektet e të cilit gjithmonë u admiruan.

Muzikanti që kur i ka pasur vetëm 6-7 vjeç, ka interpretuar në odë të burrave në Rogovë të Hasit. erë pas here, është mbyllur në kullën e axhës dhe bashkë me babanë e tij ka interpretuar melodi me fyell e me kavall.

Dy vite më parë, Hoti është dekoruar edhe nga ish-Presidenti Hashim Thaçi me titullin ‘Mjeshtër i Merituar’./Telegrafi/