LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë babai i dëshmorit Fehmi Lladrovci

Ndërron jetë babai i dëshmorit Fehmi Lladrovci

Pas një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë Tush Lladrovci babai i dëshmorit Fehmi Lladorvci dhe i Kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në varrezat e fshatit Gllanasellë të Drenasit, në ora 13:00.


Lajmin e ke bërë të ditur përmes një postimi në Facebook djali i tij, Ramiz Lladrovci, i cili ka thënë se “sot, Baba Tush, na ke tronditë, duke u larguar vetëm fizikisht nga ne, kemi pritë këto ditë ta përurojmë përjetësimin e Fehes dhe Xhevës me shtatore, në shesh”.

Postimi i Fehmi Lladorvcit:

Sot, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë Baba Tush. Varrimi i Babës Tush, do të bëhet nesër, ditë e shtunë, më 5 gusht 2017, në Gllanasellë, në ora 13.

Sot, si kurrë më parë, dhimbja e mërzia po më mundë. Ndërroi jetë Baba Tush.

Nuk jam mërzit as nuk kam lejuar me më kaplue mërzia as dhimbja, as për Fehën, as për Xhevën, as axhen Jahir, as për qindra shokë në frontet e luftës. Sot, Baba Tush, na ke tronditë, duke u larguar vetëm fizikisht nga ne, kemi pritë këto ditë ta përurojmë përjetësimin e Fehes dhe Xhevës me shtatore, në shesh.

Po Babë, jam mërzitë, të kam premtue se së bashku me fëmijët e shokëve të Fehës e Xhevës ta përuroni me nderime të shtetit që na edukove ta duam, të punojmë për të dhe për të bëjmë çdo sakrificë.

I përjetshëm është kujtimi për ty Baba Tush, ashtu si për të gjithë prindërit që edukuan bijtë dhe bijat e veta që t’i dalin zot atdheut.

Të falemnderit për edukatën dhe mirësinë që na dhe, bijve e bijave Tua dhe shokëve tanë që i trajtove sikur neve.

Kemi qenë të bekuar me Ty Babë!

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori