LAJMI I FUNDIT:

​Ndërroi jetë foshnja në spital, nisin hetimet për mjeken në Pogradec

​Ndërroi jetë foshnja në spital, nisin hetimet për mjeken në Pogradec

Ndaj një mjekeje 51-vjeçare, banuese në Tushemisht, Pogradec, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka neglizhuar në trajtimin e nevojshëm mjekësor pas lindjes së një foshnje, që ndërroi jetë.

“Kjo shtetase më 24.07.2021, dyshohet se ka neglizhuar në trajtimin e nevojshëm mjekësor pas lindjes, të foshnjës së shtetases D. Y., e cila më pas u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar ku më datë 31.07.2021, ka ndërruar jetë”, njofton policia.


A2 ka mësuar se fëmija u lind në javën e 24 të shtatzënisë. Kur ka lindur ishte pa shenja jete më pas familjarët pas tre orësh kanë dëgjuar foshnjën të qajë në dhomën ku ishte vendosur. Edhe pse u nis në Tiranë, foshnja ndërroi jetë.