LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet seanca e sotme ndaj ‘Grupit të Kumanovës’

Seanca e sotme gjyqësore ndaj ‘Grupit të Kumanovës’ është ndërprerë, me ç’rast Gjykata ka vendosur dënimin e avokatit Naser Raufi, Bujar Dardhishta dhe Mefail Arsllani me nga 1200 euro, transmeton Telegrafi.

Deri te këto zhvillime ka ardhur pas kërkesës së avokatëve mbrojtës të cilët kanë kërkuar që të ofrohen kushte për mbajtjen e seancës, ndërkaq të njejtit janë kërcënuar se nuk do të paraqiten edhe në seancën e radhës nëse përsëri nuk ofrohen kushte për mbajtjen e seancës gjyqësore.


Ndërkaq, dënimi i avokatëve u bë nën arsyetimin se kanë prishur rendin dhe qetësinë në sallën e gjyqit dhe nuk kanë respektuar vendimet gjyqësore. Seanca e radhës është caktuar për 8 mars./Telegrafi/