Ndërpritet ndeshja Cadiz – Barcelona, shkak një tifoz me probleme shëndetësore në tribuna

Ndeshja mes Cadiz dhe Barcelona është ndërprerë pasi që një tifoz ka pasur probleme shëndetësore në tribuna.
Ku zhvillohej minuta e 83-të e ndeshjes, tifozët pas portës kërkuan ndërprejen e ndeshjes dhe ndihmën e parë, pasi në tribunë është një tifoz me probleme shëndetësore.
Lojtarët e kanë ndërprerë ndeshjen, ndërsa portieri i Cadiz Jeremias Ledesma e ka hedhur një defibrilator në tribuna.
Tifozi është duke luftuar për jetë a vdekje, sipas asaj që shkruan Mundo Deporivo.
Lojtarët e të dyja palëve janë parë duke u lutur, njëjtë sikurse shumë tifozë.
Për lojën e rregullt kishin mbetur edhe shtatë minuta, ku Barcelona ishte duk fituar me rezultat 2-0.
Gjyqtari mbledh lojtarët e të dyja skuadrave, afër bankinave. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/09/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































