LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet mandati i prokurorëve të PSP-së, Joveski mund t’i aktivizojë sërish

Ndërpritet mandati i prokurorëve të PSP-së, Joveski mund t’i aktivizojë sërish

Këshilli i Prokurorëve Publik sot duhet të konstatojë ndërprerjen e mandatit të prokurorëve të Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Të shtunën, prokurorja speciale publike Katica Janeva e cila për momentin është në paraburgim është shkarkuar njëzëri nga anëtarët e Këshillit.

Pas vendimit të Këshillit, radhën e ka prokurori publik Ljubomir Joveski i cili nëse vendos, ka mundësi prokurorëve të cilët deri tani i kanë udhëhequr lëndët t’ua ndajë përsëri, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Pesë prokurorët e PSP-së Lençe Ristoska, Fatime Fetai, Gavrill Bubevski, Trajçe Pelivanov dhe Artan Ajro mund të transferohen tek Prokuroria e Shkupit, të cilën e udhëheq Sasho Rajçev.

Ndërsa Elizabeta Josifovska mund të transferohet në Gostivar, Stevçe Donev në Koçan, Burim Rustemi në Kumanovë dhe Ljubomir Lape në Kumanovë ose Kriva Pallankë.

Nga lëndët të cilat PSP ka ngritur mbi 20 aktakuza vetëm tre janë plotësisht të mbyllura, disa janë kthyer në gjykim të sërishëm ose pritet prononcimi i Gjykatës së Apelit.

Pasi Prokuroria Publike para disa ditësh i kërkoi lëndët e PSP-së, këta të fundit në mënyrë ekspres janë përgjigjur se janë të gatshëm t’i dorëzojnë lëndët pas të cilave veprojnë me gjitha dosjet dhe dëshmitë.

Shqetësim dhe pasiguri për statusin e saj kanë paraqitur edhe personeli profesional, administrativ dhe ndihmës-teknik i PSP-së dhe ka kërkuar ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare e cila ka qenë pjesë e proceseve të formimit të kësaj prokurorie dhe aktorët politik në vend.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në një deklaratë për AIM ka thënë se gjatë kohës së bisedimeve për Ligjin e Prokurorisë publike kanë propozuar të punësuarit në PSP të transferohen në Prokurorinë Republikane Publike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori