LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet gjendja emergjente në Deçan

Ndërpritet gjendja emergjente në Deçan

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se sot bashkë me Shtabin për Menaxhimin e Emergjencave kanë marrë vendim që të ndërpresin gjendjen emergjente në këtë komunë.

Ramosaj është shprehur falënderues për ata që kanë kontribuar që të tejkalohet kjo gjendje.


“Të nderuar qytetarë të komunës së Deçanit, pasi që gjendja në komunën tonë ka filluar të normalizohet. Sot, në mbledhjen e Shtabit për Menaxhimin e Emergjencave, morëm Vendimin për ndërprerjen e Gjendjes Emergjente në Komunën e Deçanit”.

“Falënderues dhe mirënjohës të gjithë atyre që kontribuuan që të tejkalohet kjo gjendje. Shpresoj dhe uroj që mos të kemi më kësi situatash”, tha ai.