Ndërpritet furnizimi me ujë në një lagje të Skenderajt

Një defekt i papritur në rrjetin e ujësjellësit ka lënë pa furnizim gjatë ditës së sotme një pjesë të qytetarëve të Skenderajt.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica ka njoftuar zyrtarisht se për shkak të këtij problemi teknik në rrugën “Mbretëresha Teutë”, është ndërprerë përkohësisht shpërndarja e ujit të pijshëm për konsumatorët e Lagjes nr. 1.
Sipas njoftimit të kompanisë, ekipet e terrenit janë angazhuar menjëherë për sanimin e dëmtimit dhe po punojnë që furnizimi i rregullt të rikthehet në kohën më të shpejtë të mundshme.
KRU Mitrovica ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve të prekur deri në stabilizimin e plotë të situatës dhe përfundimin e punimeve në këtë linjë furnizuese. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/04/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































