LAJMI I FUNDIT:

Ndërprerjet e mëdha të internetit në Iran janë një shkak serioz për shqetësim

Ndërprerjet e mëdha të internetit në Iran janë një shkak serioz për shqetësim

Kur autoritetet iraniane e ndalën internetin në vitin 2019 për shkak të protestave antiqeveritare, komuniteti ndërkombëtar kishte vështirësi për të ndjekur masakrën civile që pasoi.

Reklama

Populli i Iranit doli në rrugë për të demonstruar pasi që çmimet e karburantit u rritën deri në 300 për qind brenda natës, raporton CNN, transmeton Telegrafi.

New York Times në atë kohë pati raportuar se “nga 180 deri në 450 persona, e ndoshta edhe më shumë” kishin mbetur të vrarë gjatë 4 ditëve të dhunës, me mijëra të tjerë të plagosur dhe të arrestuar, përderisa vendi ishte zhytur në errësirën digjitale.

Ndërsa Reuters, në dhjetor të vitit 2019 kishte raportuar se 1,500 persona ishin vrarë gjatë një periudhe dy-javore të trazirave.

Tani, disa shqetësohen se historia mund të përsëritet në mes të trazirave të përtëritura civile. Protestuesit kanë vërshuar rrugët ditët e fundit pasi Mahsa Amini, një grua 22-vjeçare, vdiq ndërsa ishte në paraburgim nga policia morale e Teheranit.

Zyrtarët iranianë pretenduan se ajo kishte një sulm në zemër, por familja e saj ka thënë se ajo nuk kishte ndonjë sëmundje para ekzistuese të zemrës.

“Nuk e kam idenë se çfarë i kanë bërë asaj”, tha babai i saj, Amjad Amini. “Gjithçka është një gënjeshtër”, shtoi ai.

Sipas mbikëqyrësit të internetit Netblocks, janë mbyllur kryesisht edhe rrjetet celulare.

Meta ka konfirmuar se iranianët po kanë probleme me qasjen në disa nga aplikacionet e saj, duke përfshirë këtu WhatsApp dhe Instagram.

Përderisa nuk është mbyllje totale e internetit si ajo e vitit 2019, ekspertët e teknologjisë thonë se po shohin një model të ngjashëm.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë gjë që do të na bënte të mendojmë se kjo është e rastësishme”, tha Doug Madory, drejtor i analizës së internetit në kompaninë e inteligjencës së rrjetit Kentik, Inc.

“Ajo se çfarë kuptoj unë duke pasur parasysh kontekstin është se objektivi ishte që t’i ndalojnë njerëzit të mos shpërndajnë video dhe gjithashtu ndalimin e komunikimit me botën e jashtme”, deklaroi tutje Madory. /Telegrafi/


Në trend Teknologji

Më shumë
Instagrami së shpejti mund të marrë chatbotin e vet të AI

Instagrami së shpejti mund të marrë chatbotin e vet të AI

Teknologji
Taksitë fluturuese në Izrael filluan me fluturime testuese për pasagjerët

Taksitë fluturuese në Izrael filluan me fluturime testuese për pasagjerët

Teknologji
Apple zbuloi kufjet 'Vision Pro' që do të kushtojnë 3,500 dollarë – a do të jenë ato çfarë njerëzit janë duke kërkuar?

Apple zbuloi kufjet 'Vision Pro' që do të kushtojnë 3,500 dollarë – a do të jenë ato çfarë njerëzit janë duke kërkuar?

Teknologji
Sistemi operativ iOS 17 prezantohet në eventin WWDC

Sistemi operativ iOS 17 prezantohet në eventin WWDC

Teknologji
WasteShark, roboti që pastron mbeturinat e plastikës në ujëra – mund të mbledhë 500 kilogramë mbeturina apo 22.700 shishe

WasteShark, roboti që pastron mbeturinat e plastikës në ujëra – mund të mbledhë 500 kilogramë mbeturina apo 22.700 shishe

Teknologji
Meta pati një fitim prej 5.7 miliardë dollarësh në tremujorin e parë, duke tejkaluar kështu pritshmëritë e kompanisë

Meta pati një fitim prej 5.7 miliardë dollarësh në tremujorin e parë, duke tejkaluar kështu pritshmëritë e kompanisë

Teknologji
Kalo në kategori