Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, do të jetë pjesë e komisionit të caktuar nga Kryeministri Isa Mustafa për matjen e territorit të Kosovës, raporton RTV Dukagjini.
“Ambasada amerikane merr pjesë në komision si vëzhgues. Mirëpresim çdo iniciative e cila e shpie Kosovën drejt një konsensusi të gjerë politik për ta ratifikuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, si dhe lehtësimin e përpjekjeve për qytetaret e Kosovës për të përfituar liberalizimin e vizave”, thonë nga Ambasada.
Gjithashtu, SHBA fton të gjitha grupimet politike në vend, që t`i bashkohen këtij Komisioni.
“Ftojmë të gjitha grupet politike te marrin pjesë në përpjekjet konstruktive në arritjen e këtij qëllimi”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane, për RTV Dukagjinin.
Edhe Zyra e BE-së kanë konfirmuar rolin e vetë prej vëzhguesi në Komisionin e ri. Ata thonë se e kuptojnë gjendjen e vështirë politike në Prishtinë, ndaj inkurajojnë të dyja palët – pjesëtarët e Qeverisë dhe të opozitës – për të gjetur konsensusin e nevojshëm për të përmbushur dy kërkesat në mënyrë që t`i mundësojnë Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së të vendosin për liberalizimin e vizave.
Përmbushja e këtyre kërkesave, sipas BE-së, do të ishte zgjedhje strategjike për Kosovën, duke e lejuar atë të ecën para drejt stabilitetit dhe zhvillimit politik e ekonomik të vendit.
“Ne jemi të gatshëm për ta ndihmuar Kosovën në përmbushjen e dy kërkesave të parealizuara. Pas iniciativës së fundit të Qeverisë për të ngritur Komisionin e Ekspertëve për të matur territorin e Kosovës, dhe pas kërkesës së Qeverisë, Zyra e BE-së ka rënë dakord për ta vëzhguar këtë proces. Ne e konsiderojmë këtë si përgjegjësi e përbashkët e Qeverisë dhe opozitës për të gjetur një zgjidhje për bllokimin e tanishëm politik dhe për të inkurajuar çdo përpjekje, qoftë nga Qeveria apo opozita, për të ecur përpara me ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, që të përmbushim kriteret e nevojshme për liberalizim vizash”, thuhet në përgjigjen e BE-së për RTV Dukagjin.
Kujtojmë që qëllimi i formimit të këtij Komisioni është kalimi i ngërçit të përcaktimit të vijëz kufitare me Malin e Zi, e që është edhe gjysma e kritereve të papërmbushura për liberalizim të vizave. Subjektet opozitare – Vetëvendosje, AAK e Nisma – kanë refuzuar të jenë pjesë e komisionit. /RTV D/Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=oN5yNXMhMhs
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi