“Natyrisht ka edhe të tillë që mendojnë se duhet bërë pushim, pas pranimit të Kroacisë në BE. Por këto janë vetëm disa mendime të tyre personale”, ka thënë Schwarzenberg për gazetën serbe “Vecernje Novosti”.

Schwarzenber e ka quajtur ide të keqe idenë e disa politikanëve serbë për ndarjen e Kosovës. “Duhet të pushojnë ndarjet. Së pari do të ndajmë Kosovën, e pastaj Bosnjën, veriun e Serbisë, ndërsa pastaj të themi se Hungaria duhet të marrë në pjesë të Vojvodinës... Ndarjet e reja në Evropë do të rezultonin me ferr, siç ndodhi kjo në pjesën e parë të shekullit 20”, ka thënë Schwarzenberg. /Telegrafi/