LAJMI I FUNDIT:

Ndaluan në Virxhinia për pushim – çifti nga Maryland fiton xhekpotin Powerball prej 1 milion dollarësh

Ndaluan në Virxhinia për pushim – çifti nga Maryland fiton xhekpotin Powerball prej 1 milion dollarësh

Një çift nga Maryland në një udhëtim të gjatë për në shtëpi bëri një ndalesë në Virxhinia dhe bleu një biletë Powerball që u dha atyre një çmim prej 1 milion dollarëve.

Christine Oberheitmann u tha zyrtarëve të Lotarisë së Virxhinias se ajo dhe burri i saj po udhëtonin në shtëpi në Berlin të Maryland, kur ata ndaluan në Sting-Ray’s në Cape Charles të Virxhinia-s.

Oberheitmann deklaroi se ndërsa ishte brenda dyqanit ajo vuri re se xhekpoti i Powerball për tërheqjen e 9 shtatorit ishte rritur në 500 milionë dollarë. “Unë zakonisht luaj vetëm kur xhekpoti të arrijë shifër të madhe”, shtoi Oberheitmann, raporton UPI, transmeton Telegrafi.


Ajo bleu një biletë dhe vazhdoi udhëtimin për në shtëpi, ku çifti më vonë mësoi se bileta kishte përputhur të numrat: 11-19-29-63-68.

Oberheitmann dhe burri i saj bënë një udhëtim të dytë në Virxhinia për të marrë çmimin e tyre në zyrën e lotarisë në Hampton.

“Ne me siguri do të ndalojmë në dyqan gjatë rrugës për në shtëpi për të bërë një selfie”, bëri ajo të ditur. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Interesante
Gabimisht ua lëshon nxënësve videon e saj duke bërë seks (Video)

Gabimisht ua lëshon nxënësve videon e saj duke bërë seks (Video)

Fun
Trudeau largohet nga Parlamenti

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Interesante
Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Interesante
Kalo në kategori