LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet shoferi që voziste qindra bletë të lëshuara brenda veturës (Foto)

Ndalohet shoferi që voziste qindra bletë të lëshuara brenda veturës (Foto)

Policia i është vënë pas një shoferi që bënte lëvizje të çrregullta nëpër rrugë, shkaku i shqetësimit nga bletët që i fluturonin në veturë.

Burri që mbetet i paemëruar, po bartte katër koshere të improvizuara me bletë ruse, kur njëra nga ato është hapur, transmeton Telegrafi.

Me bletët që fluturonin, ai vazhdonte udhëtimin nëpër Montana të SHBA-ve, derisa u ndalua nga Policia, sepse përbënte rrezik dhe mund të përplasej me vetura tjera.


Përpos dënimit për vozitje jo të rregullt, mbi të rëndon edhe dënimi për bartje të paligjshme të gjallesave. /Telegrafi/

bletet2