LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet shoferi i kamionit që kishte fshehur drogë në vlerë të afro 12 milionë eurove, nën kutitë me peshq të ngrirë

Ndalohet shoferi i kamionit që kishte fshehur drogë në vlerë të afro 12 milionë eurove, nën kutitë me peshq të ngrirë

James Satterley është ndaluar nga autoritetet kufitare në Sussex të Anglisë, me një sasi shumë të madhe të drogës.

Nën kutitë me peshq të ngrirë, shoferi 50-vjeçar kishte fshehur drogë që në treg do të arrinte të shitej me afro 12 milionë euro, transmeton Telegrafi.


Masa e kokainës, ishte mbështjellë mirë në 97 pako, secila prej të cilave peshonte nga një kilogram.

Atë e kanë dërguar në mbajtje, nën akuzën për transport të drogës së klait të parë, ndërsa nesër pritet të del para drejtësisë.

Gjetja dhe konfiskimi i kësaj mase enorme, është konsideruar se një arritje e madhe në ndalimin e shpërndarjes së narkotikëve. /Telegrafi/