Një këmbësore e moshës 22-vjeçare është goditur nga vetura në fshatin Qyshk të Pejës përgjatë së martës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka theksuar se 22-vjeçarja është në gjendje të rëndë shëndetësore.


Gashi ka njoftuar fillimisht se viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të gjendjes së rëndë.

“Rreth orës 15:45, policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë -Prishtinë në fshatin Qyshk, një veturë ka goditur një këmbësore. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe e lënduara me udhëzim të mjekut është nisur për në QKUK në Prishtinë. Gjendja e saj është e rëndë”, tha Gashi.

Ndërkaq, Prokuroria e Pejës ka konfirmuar se personi që shkaktoi aksidentin është ndaluar për 48 orë.

"Prokurori i Shtetit bashkë me Inspektoratin Policor ka dal me vendin e ngjarjes. Lidhur me këtë rast janë duke u ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Personi i dyshuar me urdhër te Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë për veprën penale "Rrezikimi i trafikut publik", ka thënë Nikçi./Telegrafi/